Qeveria e Kosovës ka deklaruar se përballja me përmbytjet e shkaktuara nga reshjet atmosferike po vazhdon edhe sot, teksa institucionet dhe mekanizmat e tyre kanë vazhduar punën pandërprerë në menaxhimin e situatës dhe në ndihmë të qytetarëve. Qeveria ka treguar se cilat janë vendet më të prekura nga vërshimet.
“Deri më tani situatë më e vështirë është vërejtur në: -fshatrat Verboc dhe Barilevë të Komunës së Prishtinës; -në fshatrat Sekiraq, Sibofc dhe Reçicë të Podujevës; -në komunën e Skenderajt; -në Istog, ku ka pasur edhe raste të evakuimit, të cilët janë akomoduar në Qendrën e Komunale të Mjekësisë Familjare; -në Klinë, ku po ashtu janë evakuar mbi 40 familje, kurse në fshatin Shtaric, falë ndërhyrjes së policisë dhe autoriteteve është shmangur një situatë e cila rrezikonte jetën e dy qytetarëve; – në lagje të ndryshme të Komunës Jugore të Mitrovicës janë vërshuar; -në Komunën Veriore të Mitrovicës, ku probleme më të theksuara janë paraqitur në Lagjen e Boshnjakëve ku janë rrezikuar 7 shtëpi; -në Komunën e Zveçanit, ku janë rrezikuar 40 shtëpi, – në fshatrat Kutnje dhe Kernin i poshtëm të komunës së Leposaviqit, ku 4 familje janë evakuar dhe 20 shtëpi janë në rrezik, ndërsa në Zubin Potok në rrezik janë 30 shtëpi”, ka bërë të ditur qeveria përmes një postimi në Facebook.
Qeveria e Kosovës u zotua se do të qëndrojnë pranë komunave të prekura.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sot ka informuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit ditëve të fundit është përkeqësuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit. Sipas IHMK-së, situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të vendit.
Instituti ka bërë të ditur se reshjet e shiut me intensitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar, duke u bazar në situatën e vështirërsuar hidrologjike, ku lumenjtë kanë dalur prej shtetërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje.
Ndryshe, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, dje janë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës, si Pejë, Mitrovicë, Istog, Podujevë, Skenderaj.