UBT News

“Vendet e punës janë në rrezik”, BE miraton vendimin për masat hakmarrëse ndaj Trump

Bashkimi Evropian ka vendosur të kundërpërgjigjet ashpër ndaj vendimit amerikan për tarifat ndaj mallrave evropiane.

Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se BE do të vendosë kundër-tarifa mbi 26 miliardë euro ndaj mallrave amerikane duke filluar nga muaji Prill.

Vendimi pritet të nxisë një luftë tregtare globale në përgjigje të tarifave të përgjithshme të SHBA-së për çelikun dhe aluminin.

“Që nga mëngjesi i sotëm, Shtetet e Bashkuara po aplikojnë një tarifë prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit. Na vjen shumë keq për këtë masë. Tarifat janë taksa. Ato janë të këqija për biznesin dhe më keq për konsumatorët. Ata po prishin zinxhirët e furnizimit. Ato sjellin pasiguri për ekonominë. Vendet e punës janë në rrezik. Çmimet në rritje. Askush nuk ka nevojë për këtë nga të dyja palët. As në Bashkimin Evropian dhe as në Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Evropian duhet të veprojë për të mbrojtur konsumatorët dhe biznesin. Kundërmasat që marrim sot janë të forta, por proporcionale. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po aplikojnë tarifa me vlerë 28 miliardë dollarë, ne po përgjigjemi me kundërmasa me vlerë 26 miliardë euro. Kjo përputhet me shtrirjen ekonomike të tarifave të Shteteve të Bashkuara. Kundërmasat tona do të kategorizohen në dy hapa, duke filluar nga 1 Prilli dhe plotësisht në fuqi nga 13 Prilli. Ndërkohë, ne do të mbetemi gjithmonë të hapur për negociata. Ne besojmë fort se në një botë të mbushur me pasiguri gjeo-ekonomike dhe politike, nuk është në interesin tonë të përbashkët t’i ngarkojmë ekonomitë tona me tarifa të tilla”, tha Von der Leyen.

 

Exit mobile version