Ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të krijojnë një program trajnimi ushtarak për Ukrainën, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Ka shumë iniciativa trajnimi, por nevojat janë të mëdha dhe ne duhet të sigurojmë koherencën e këtyre përpjekjeve”, thotë Borrell pas një takimi në Pragë.
Ai tha se shtetet anëtare duhet të punojnë bashkë drejt arritjes së qëllimit./UBTNews/