Ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të hënën opsionet se si ata mund të frenojnë së bashku kërkesën për gaz, ndërsa blloku po përballet me shkurtimet e furnizimeve ruse dhe përgatitet për goditje të mundshme të mëtejshme të furnizimit.
“Unë planifikoj t’u prezantoj ministrave hapat konkretë që besoj se duhet të bëjmë, si nga ana e shteteve anëtare ashtu edhe nga ana e Komisionit, për t’u përgatitur më mirë”, tha komisionerja e BE-së për Energjetikën Kadri Simson gjatë mbërritjes së saj në takimin e ministrave të energjisë, në Luksemburg.
Komisioni do të paraqesë një plan të BE-së për të bashkërenduar përgatitjet për goditje të mëtejshme të furnizimit me gaz në korrik. /UBTNews/