UBT News

Vendet e BE-së dakordohen për sanksione të reja ndaj Rusisë

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë rënë dakord për një raund tjetër sanksionesh kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës, tha të mërkurën presidenca çeke e BE-së.

“Ambasadorët arritën një marrëveshje politike për sanksione të reja kundër Rusisë”, tha presidenca përmes një postimi në Twitter.

Edita Hrda, përfaqësuese e përhershme e Republikës Çeke në BE, tha se sanksionet janë përgjigje ndaj aneksimit nga Rusia të katër rajoneve në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version