Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë rënë dakord për një raund tjetër sanksionesh kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës, tha të mërkurën presidenca çeke e BE-së.
“Ambasadorët arritën një marrëveshje politike për sanksione të reja kundër Rusisë”, tha presidenca përmes një postimi në Twitter.
Edita Hrda, përfaqësuese e përhershme e Republikës Çeke në BE, tha se sanksionet janë përgjigje ndaj aneksimit nga Rusia të katër rajoneve në Ukrainë./UBTNews/