Afrika e Jugut dhe Çadi kanë njoftuar se do të tërheqin diplomatët nga Izraeli për konsultime. Ky vendim u mor në përgjigje të luftës Izrael-Hamas.
“Qeveria e Afrikës së Jugut ka vendosur të tërheq të gjithë diplomatët në Tel Aviv për konsultime”, deklaroi ministri Khumbudzo Ntshavheni të hënën në një konferencë për media.
Qeveria e Afrikës së Jugut i tha CNN-it se tre diplomatë në Izrael do të tërhiqen.
Ambasadori i Izraelit në Afrikë të Jugut, Eliav Belotserkovsky, kohët e fundit u shfaq rregullisht në media.
Gjatë muajit mars, parlamenti i Afrikës së Jugut miratoi një rezolutë për të shkëputur marrëdhëniet me Izraelin. Gjithashtu Qeveria e Afrikës së Jugut dënoi ashpër operacionet e Izraelit në Gaza./UBTNews/