Ministri i Punëve të Jashtme, Agim Veliu sot ka marrë pjesë në Forumin Ministror ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për punë të brendshme. Veliu njofton se në këtë forum u diskutua për intensifikimin e shkëmbimit rajonal dhe përmirësimin e sistemeve të të dhënave si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.
Veliu theksoi se parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës.
“Theksova se nevojitet një bashkëpunim dhe bashkërendim më dinamik i aktiviteteve në fushën e migrimit të parregullt, në veçanti duke shkëmbyer të dhëna në kohë reale, e që do të reflektonte në parandalimin dhe luftimin e migrimit të parregullt. Ndërsa, parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit është një ndër prioritet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ne jemi në fazën përfundimtare të procesit të bashkimit të Strategjive Nacionale për ekstremizmin e dhunshëm dhe të luftës kundër terrorizmit.”, deklaroi Veliu
Në fund theksoi se Republika e Kosovës ishte ndër shtetet e para që me ndihmën e partnerëve strategjikë realizoi rikthimin e organizuar të qytetarëve të Kosovës, si pjesëtarët e organizatave terroriste ashtu edhe familjet e tyre./UBTNews