Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën diskutuan për çështje të ndryshme që ndërlidhen me bashkëpunimin mes shtetit të Francës dhe Republikës së Kosovës.
Ministri Veliu theksoi se MPB është e gatshme që të avancoj shkëmbimin e informatave dhe të ofrojë bashkëpunim në çështjet e ngritura nga autoritete franceze dhe kosovare, me theks të veçantë në ato që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.
“Ambasadorja Butel vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e MPB-së dhe me këtë rast më përcolli letrën e Ministrit të MPB-së në Francë, z. Gérald Darmanin.Bashkë u dakorduam që të kemi angazhim të përbashkët në identifikimin e fushave më interes të të dyja shteteve që ndërlidhen jo vetëm me liberalizimin e vizave, por edhe bashkëpunimit në tërësi.Me këtë rast, falënderova ambasadoren Butel për përkrahjen e deritanishme që ka dhënë për institucionet e sigurisë në Kosovë.”, shkroi Veliu në Facebook./UBTNews