Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka pritur në takim shefin e zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, të cilin e ka njoftuar për prioritetet e MPB-së.
Veliu theksoi se prioritet kryesor mbetet luftimi i krimit dhe korrupsionit.
“Në takim biseduam për bashkëpunimet mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Zyrës së BE-së në sferat me interes të përbashkët si fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës. Theksova përkushtimin tonë edhe në angazhimet për reformimin e administratës publike. Të dy palët do të mbetemi të përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit mes institucioneve tona”, shkroi Veliu në Facebook./UBTNews