UBT News

Veliu e ambasadori zviceran flasin për sigurinë dhe migracionin

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly, me të cilin biseduan për fushën e sigurisë dhe atë të migrimit duke vlerësuar se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë në mes të dy vendeve.

“Falënderova Qeverinë Zvicerane për kontributin që ka dhënë në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht në përkrahjen dhe punën që ka bërë me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, shkroi Veliu në Facebook.

Ndërsa, ambasadori Kolly vlerësoi lartë punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

“Bashkë shprehëm gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët të të dyja vendeve”, shtoi ai më tej./UBTNews

Exit mobile version