Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pas humbjes në Podujevë, theksoi se koha do ta dëshmojë se propaganda kundër tij dhe LDK-së ka qenë e fabrikuar dhe false.
Veliu thotë se LDK-ja e pësoi humbjen e parë në Podujevë që nga themelimi i partisë prej 31 vitesh.
Ai ka pohuar se do ta fitojnë sërish Podujevën në zgjedhjet e ardhshme.
“Kundërshtarët politikë ne nuk i konsiderojmë armiq, siç na identifikojnë ata neve. Sot është një ditë reflektimi për neve. Do ta analizojmë me kujdes humbjen në zgjedhjet lokale, do të identifikojmë dhe korrigjojmë mangësitë tona, do ta zgjerojmë ekipin konform nevojave të qytetarëve, për tu rikthyer triumfalisht në Podujevë në zgjedhjet e vjeshtës së ardhshme”, shkroi ai në Facebook./UBTNews