UBT News

Veliu deklarohet për aksionin e policisë në Karaçevë, paralajmëron edhe aksione tjera

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu u deklarua lidhur me aksionin e policisë në Karaçevë të Kamenicës. Ministri Veliu tregoi se janë arrestuar 37 persona.

“Karaçevë zona e kazinove, disa fshatra të Kamenicës dhe në qytet dhe në Prishtinë, Gjilan, Viti dhe Lipjan. Janë arrestuar 37 persona, ku 30 janë ndaluar me vendim të prokurorit për procedurë të mëtejme. Të 30 të ndaluarve iu është vazhduar masa e ndalimit për 30 ditë, në zonën e Karaçevës janë sekuestruar rreth 220 aparate, 6 shtëpiza kompjuterike, një armë me gaz, një karikator dhe një kombi me kafshë të kontrabanduara. Pas ekzaminimit dhe tërheqjes së provave materiale në këtë zonë janë rrënuar 13 objekte”, tha Veliu.

Veliu deklaroi se në operacionin e realizuar në Prishtinë u ndaluan tre të dyshuar, ku gjatë kontrollit të shtëpive u gjetën, një set pokeri, 4 palë letra të bixhozit, një karikator i zbrazët.

Ministri Veliu ka paralajmëruar se mund të ketë vazhdim të aksionit edhe në ditët e ardhshme.

“Po ashtu dhe Gjilan, Viti janë kontrolluar 28 lokacione, ku morën pjesë njësitë policore, njësitë e rendit, inspektorati policor, zyrtarë të tjerë ligjorë. Hetimet vazhdojnë dhe mund të ketë vazhdim të aksionit edhe në ditët në vazhdim”, tha Veliu.

Exit mobile version