Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve sa i përket fushës së sigurisë.
Veliu u shpreh se u pajtuan që të takohen në një të ardhme të afërt për t’i intensifikuar bashkëpunimet mes të dy vendeve, me qëllim të forcimit të institucioneve ndër-shtetërore në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe sigurisë në këtë pjesë të Ballkanit.
“Diskutuam për bashkëpunimin ndër-shtetëror mes dy vendeve sa i përket fushës së sigurisë dhe sigurimit të mbështetjes së Turqisë në avancimin e mekanizmave të sigurisë si dhe për lëvizjet migratore që po përdorin territorin e Republikës së Turqisë dhe përmes korridoreve tjera po arrijnë në Kosovë.U pajtuam që të takohemi në një të ardhme të afërt për t’i intensifikuar bashkëpunimet mes të dy vendeve, me qëllim të forcimit të institucioneve ndër-shtetërore në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe sigurisë në këtë pjesë të Ballkanit”, shkroi mes tjerash Veliu në Facebook./UBTNews