Shefi i Stafit të Presidentes, Blerim Vela, ka shkruar se Serbia ka emëruar organe ilegale në disa komuna të Kosovës. Duke theksuar se kjo është shkelje dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit, ai ka thënë se ato janë emëruar në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se kjo është shkelje e sovranitetit të Kosovës.
“Lëvizja e fundit e Serbisë: Emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq. Kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovraniteti i Kosovës është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, ka shkruar ai.