Ka vdekur në moshën 93-vjeçare ish-zëvendëspresidenti amerikan, Walter Mondale.
Mondale shërbeu në periudhën e presidentit Jimmy Carter nga viti 1977 deri në vitin 1981, duke u bërë zëvendëspresidenti i parë që kishte zyre në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familjarët e të ndjerit, megjithëse nuk u bënë të ditura shkaqet./UBTNews