Ka vdekur në moshën 81-vjeçare Wolfgang Schaeuble, i cili shërbeu si deputet i parlamemtit gjerman për mbi gjysmë shekulli.
Schaeuble i përkushtoi shumicën e karrierës së tij ribashkimit të vendit dhe shërbeu edhe si ministër i Financave në periudhën e ish-kancelares Angela Merkel gjatë krizës së borxhit të Eurozonës.
Ai vdiq paqësisht të martën mbrëma, konfirmoi një zëdhënës i Kristian Demokratëve (CDU) të qendrës së djathtë të mërkurën.
Schaeuble u lind në vitin 1942 në jug të qytetit Freiburg dhe ishte deputet i parlamentit që nga viti 1972./UBTNews/