Ka vdekur një person i cili para 10 ditësh ra nga një lartësi në Shkabaj të Obiliqit.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra.
“Me datën 28.12.2022, në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhur në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës