UBT News

Vdiq personi që iu transplantua zemra e derrit

Ka vdekur të martën David Bennett, personi i parë në botë të cilit i është transplantuar zemra e derrit, e modifikuar gjenetikisht.

Nuk dihet ende se çka e shkaktoi vdekjen e Bennett, sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, ku ai kreu transplantin më 7 janar dhe që atëherë po shërohej. Gjendja e tij shëndetësore filloi të përkeqësohej ditët e fundit dhe spitali njoftoi vdekjen e tij të mërkurën.

“Jemi të tronditur nga humbja e zotit Bennett. Ai u tregua një pacient trim dhe fisnik që luftoi deri në fund. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij”, tha në një deklaratë Dr. Bartley Griffith, kirurg që kreu transplantin e Bennett.

Bennett i dinte rreziqet e këtij operacioni./UBTNews/

Exit mobile version