UBT News

Vdiq një vajzë që ishte duke u trajtuar në QKUK

Policia ka informuar se mbrëmë një burrë ka raportuar se ka vdekur vajza e tij, që ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version