Një punëtor ka vdekur derisa ishte duke punuar në projektin infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit”. Lajmi është konfirmuar nga komuna e Ferizajt përmes një shkrimi në Facebook.
“Pasditen e sotme, një ngjarje tragjike ndodhi në njërin nga segmentet e punës në projektin infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit”, me ç’rast njëri nga punonjësit e kompanisë kontraktuese mori lëndime të rënda që pas përcjelljes në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ndërroi jetë.Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtorët e drejtorive komunale i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews