UBT News

Vdiq një punëtor i ndërtimtarisë në Isniq të Deçani

Një punëtor i ndërtimtarisë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra pasi u rrëzua teksa po punonte në një shtëpi private.

Policia njofton se viktimës iu ofrua ndihma e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Pejës, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK, dhe rreth orës 21:00 ka vdekur.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version