UBT News

Vdiq një person në vendin e punës

Një person ka vdekur në vendin e punës në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se viktima derisa ishte duke punuar, u rrëzua nga një lartësi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i urgjencës, nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Ndërkaq pronari i lokalit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version