UBT News

Vdiq një person në Prizren

Policia sot ka informuar se të hënën në mbrëmje ka vdekur një person në Prizren. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë me disa shokë në një lokal papritmas ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në emergjence pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Exit mobile version