Policia ka informuar sot se një person ka vdekur dje në Pejë.
Viktima është dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se i njëjti ka qenë pa shenja jete.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, trupin e pa jetë ua ka lejuar familjarëve për ceremoni”, ka informuar Policia.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.