UBT News

Vdiq një person në një aksident trafiku në Deçan

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në Deçan. Sipas policisë deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga vozitësi i një kombi.

Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një mashkull kosovar –pasagjer në automjet, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët tjerë.

Drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Lebushë, Deçan 17.10.2023-17:17 Një automjet (kombi) me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një mashkull kosovar –pasagjer në automjet, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët tjerë meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version