UBT News

Vdiq një i burgosur

Në Klinikën e Neurologjisë ka vdekur mbrëmë një i burgosur. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton i ndjeri ishte diagnostikuar me tumor malinjë në regjionin e pelvikut.

I ndjeri që nga 8 prilli ishte shtrirë për trajtim në këtë klinikë, por edhe përkundër angazhimit të personelit mjekësor, atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

“Për trajtim më të mirë dhe më adekuat, që nga 08.04.2021, i burgosuri ka qenë i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK për trajtim të pasojave të dhëna nga metastazat e tumorit, tërë kohen në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë. Përkundër angazhimit adekuat të personelit mjekësor të këtyre klinikave, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet dhe si pasojë i burgosuri ka ndërruar jetë”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore./UBTNews

Exit mobile version