Në Spitalin e Pejës ka vdekur një i burgosur i burgut të Dubravës. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se viktima kishte probleme shëndetësore të sistemit kardiak dhe me aparat të mbajtjes së ritmit (peace maker), me sëmundje të sistemit urinar dhe në dializë për një kohë të gjatë.
“Tërë kohën ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut dhe kohë pas kohe, sipas nevojës dhe rekomandimeve të specialistëve edhe në QKUK dhe në SP në Pejë. Nga data 05.01.2021 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Repartin Kirurgjik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës./UBTNews