UBT News

Vdiq një foshnje në aksident trafiku

Një foshnje gjashtë muajshe ka vdekur në një aksident trafiku në fshatin Makoc të Prishtinës. Sipas njoftimit nga Policia, një grua dhe tre fëmijë të tjerë kanë marrë lëndime pas aksidentit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë iu është dorëzuar familjarëve për ceremoni të varrimit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version