Një femër ka vdekur në një vetaksident trafiku që ka ndodhur të dielën në Tërstenik të Drenasit.
Policia e Kosovës njofton se në këtë aksident është lënduar edhe një femër tjetër, e cila është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Raportohet se viktima femër kosovare përderisa ishte duke lëvizur me veturën Renault me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjen me kushtet e rrugës është veteaksidentuar dhe si pasoj dy viktima femra kosovare kane pësuar lëndime trupore ku njëra prej tyre ka ndërruar jete në vendin e ngjarjes ndërsa viktima tjetër është dërguar ne QKUK”, njofton PK-ja.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjarëve./UBTNews