Një person ka vdekur në fshatin Krajk të Prizrenit, të hënën rreth orës 14:30.
Sipas dëshmitarit, viktimës i ishte përkeqësuar gjendja sa ishin në një fushë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Rasti është inicuar si hetim i vdekjes.
“Fsh. Krajk , Prizren 03.10.2022-14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull kosovar , i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, raporton policia.