Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dje ka vdekur një grua shtatzënë, e cila ishte e infektuar me COVID-19.
Sipas njoftimit të QKUK-së, 29-vjeçarja nga Prizreni ishte e diagnostikuar me COVID-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve ishte transferuar në njësinë intensive COVID. Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore.
“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, njofton QKUK./UBTNews