Një 24-vjeçare ka vdekur në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e COVID-19.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili ka treguar për KosovaPress se e ndjera ishte e prekur me COVID-19 dhe se përshkak problemeve me frymëmarrje janë detyruar ta operojnë.
Ismaili tregoi se menjëherë pas lindjes 24-vjeçarja ishte transferuar në Klinikën Sportive e më pas në Mjekimin Intensiv të QKUK-së, ku edhe ka vdekur.
“E ndjera ka vdekur në mjekimin intensiv qendror por është trajtuar tek ne, një ditë ose dy. Ajo ka qenë me COVID pozitiv e kemi kryer operacionin përshkak problemeve me frymëmarrje, ka lindur dhe e kemi transferuar në mjekësi sportive dhe ata e kanë transferuar ne mjekim intensiv”, tregoi Ismaili për KosovaPress.