UBT News

Vdiq një 22 vjeçar në Gjilan, dyshohet se ra nga dritarja e banesës

Ka vdekur një 22 vjeçar në rrugën “Abdulla Presheva” në Gjilan, dhe sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se i njëjti ka rënë nga dritarja e banesës së tij.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se për rastin janë njoftuar rreth orës 15:54 dhe është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Ai ka thënë se me urgjencë viktima ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, nën përcjelljen e patrullës së Policisë, por sipas tij, përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë.

“Ju njoftojmë se sot me datë 08.08.2023 rreth orës 15:54 policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. “Abdulla Presheva” – Gjilan është gjetur një person i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima ( M.K.SH 22 vjeçar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij, i njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për t’i ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar.

Exit mobile version