UBT News

Vdiq një 2-vjeçare në Skënderaj

Policia e Kosovës njofton se një vajzë 2-vjeçare nga komuna e Skënderajt është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit.

“Vdekjen e 2-vjeçares e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e mjekësisë Ligjore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë rasti është nën hetime./UBTNews

Exit mobile version