UBT News

Vdiq një 15-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se ra nga një ndërtesë

Një 15-vjeçar sot ka vdekur në Mitrovicë pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.

Rastin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, deklaroi Zahiti.

Me urdhër prokurorit trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion./UBTNews/

Exit mobile version