UBT News

Vdiq nga COVID-19 një punëtor i Doganës

Ka vdekur një punëtor i Doganës si pasojë e COVID-19. Këtë e ka konfirmuar Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, teksa i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Ishte koleg që la pas vetes një bagazh të madh profesional dhe një kujtim shumë të veçantë për secilin kolegë që e ka njohur dhe ka pasur fatin të punoj më të. I përjetshëm do të jetë kujtimi për kolegun tonë të nderuar, Shkumbin Efendja. Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, bashkëndjen dhimbjen dhe i shprehë ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve që e kanë njohur”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./UBTNews

Exit mobile version