Deputeti socialist, Bashkim Fino ka vdekur në moshën 59-vjeçare si pasojë e COVID-19.
Pas vdekjes së tij ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa u shpreh se sot do të jetë ditë zie.
“Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashu”, shkroi Rama.
⚫️ E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam…
Posted by Edi Rama on Sunday, March 28, 2021
Bashkim Fino u lind më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ishte kryeministër i Shqipërisë prej 9 marsit të vitit 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996./UBTNews