David Dushman, ushtari i fundit i mbijetuar që mori pjesë në çlirimin e kampit nazist në Aushvic, ka vdekur në moshën 98-vjeçare. Dushman, një veteran hebre i Ushtrisë së Kuqe, vdiq të shtunën në Gjermani.
Si një ushtar 21-vjeçar, ai me tankun e tij, ka ulur gardhin elektrik rreth kampit të nazistëve, të vendosur në jug të Polonisë më 27 janar 1945, teksa forcat sovjetike janë nisur drejt Berlinit, duke ndihmuar në lirimin e të burgosurve të kampit.

Rreth 1.1 milion njerëz u vranë në kampin Aushvic, shumica prej tyre hebrenj./UBTNews