UBT News

Vdiq në moshën 85-vjeçare ish-presidenti i Afrikës së Jugut

FILE PHOTO: South Africa's former president Frederik Willem de Klerk arrives at a news conference one day ahead of the 13th World Summit of Nobel Peace Prize Laureates in Warsaw October 20, 2013. REUTERS/Kacper Pempel/File Photo

FW de Klerk, ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe personi i fundit i bardhë që e udhëheqi shtetin, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

De Klerk, që ishte figurë kyçe në tranzicionin e vendit në demokraci, u diagnostikua me kancer këtë vit. Ai ishte në krye të shtetit gjatë shtatorit të viteve 1989 dhe majit 1994.

De Klerk ndau çmimin Nobel me Nelson Mandelën në negociata për t’i dhënë fund aparteidit. Por konsiderohej figurë ndarëse në Afrikë të Jugut./UBTNews

Exit mobile version