UBT News

Vdiq në moshën 101-vjeçare Leon Schwarzbaum, i mbijetuari në kampin e Aushvicit

Leon Schwarzbaum, i mbijetuari në kampin e Aushvicit dhe avokues për drejtësi për viktimat e Holokaustit, ka vdekur në moshën 101-vjeçare.

Schwarzbaum vdiq të hënën në Potsdam afër Berlinit, njoftoi Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit. Nuk u bënë të ditura shkaqet e vdekjes së tij.

Schwarzbaum ishte i vetmi nga familja e tij që i mbijetoi kampeve të përqendrimit në Auschwitz, Buchenwald dhe një nënkampi Sachsenhausen, tha komiteti i Aushvicit.

Ai u bë i njohur për një audiencë më të gjerë kur regjisori Hans Erich Viet realizoi filmin “The Last of the Jolly Boys” për të, në vitin 2018./UBTNews/

Exit mobile version