Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev ka vdekur të martën mbrëma në moshën 92-vjeçare.
Mediat e huaja raportuan se Mikhail Sergeyevich Gorbachev ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.
Ai ishte kreu i Bashkimit Sovjetik nga viti 1985 deri në vitin 1991. Ai ishte gjithashtu lideri i fundit i BRSS, si dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të atij vendi. Në vitin 1990, ai fitoi çmimin Nobel për Paqe./UBTNews/