UBT News

Vdiq laureati i çmimit Nobel dhe zbuluesi i HIV-it, Luc Montagnier

Ka vdekur në moshën 89-vjeçare studiuesi francez, Luc Montagnier, i cili fitoi Çmimin Nobel në vitin 2008 për zbulimin e virusit HIV që shkakton sëmundjen AIDS.

Montagnier vdiq të martën në Spitalin Amerikan të Parisit në Neuilly-sur-Seine në afërsi të Parisit. Nuk u dhanë detaje të tjera.

Luc Montagnier dhe Françoise Barre-Sinoussi, falë studimit të vitit 1983 ku zbuluan virusin HIV-in që shkakton AIDS-in, fituan çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 2008.

Ministrja franceze për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin, Frédérique Vidal, vlerësoi punën e Montagnier mbi HIV në një deklaratë me shkrim të enjten dhe i shprehu ngushëllime familjes.

Montagnier u lind në vitin 1932 në fshatin Chabris në Francën Qendrore./UBTNews

Exit mobile version