Krijuesi i enigmës Sudoku, Maki Kaji ka vdekur në moshën 69-vjeçare. Kaji i dha enigmës emrin pasi e botoi në revistën e tij Nikoli në vitin 1980.
Që atëherë loja me numra është përhapur në të gjithë globin. Turne zhvillohen në të gjithë botën dhe vlerësohet se miliona luajnë versione të lojës çdo ditë.
Të hënën Nikoli publikoi një njoftim në faqen e tij, duke bërë të ditur se Kaji ka vdekur në shtëpinë e tij në Tokio nga kanceri në zorrë./UBTNews