Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili ishte komandanti i dytë i trupave të KFOR-it në Kosovë.
Ministrja ka shkruar se Gjenerali Klaus Reinhardt ka dhënë një kontribut shumë të çmuar jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendin e tij, Gjermaninë, dhe me të drejtë ka zënë një vend të pazëvendësueshëm në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës.