Ka vdekur ish-kryetari i LDK-së në Pejë, Ymer Muhaxheri, i cili njëherit është edhe axha i kryetarit aktual të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Ky i fundit përmes një postimi në Facebook e ka dhënë lajmin për vdekjen e axhës së tij.
“Vdekja nuk është fjala e fundit, Axhë. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Muhaxheri në postimin e tij.