Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe ka vdekur, raporton transmetuesi kombëtar i Japonisë. Abe, 67-vjeçar, i cili ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua me armë zjarri gjatë një fjalimi në një fushatë zgjedhore në Nara.
I dyshuari për sulmin raportohet se ishte një burrë rreth të 40-ave. Ai u arrestua./UBTNews/