Ka vdekur një e mitur nga Peja në QKUK pas lëndimeve që i ka marrë si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur para dy muajsh (më 2 tetor).
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare e cila kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve nga aksidenti në trafik, me datën 22.12.2020 ora 18:00 ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews