Ka vdekur deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut, Ali Shahini. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Kryetari i Ferizajt i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shahini.
“Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini. Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkroi Aliu në Facebook./UBTNews