Raportohet se ka vdekur kryetari i bordit të Lukoil, prodhuesit më të madh të naftës në Rusi, pasi ra nga dritarja e spitalit.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax tha se Ravil Maganov ra nga dritarja e Spitalit Qendror Klinik në Moskë. Ekspertët ligjorë ishin në vendin e ngjarjes.
Lukoil është një nga kompanitë e pakta ruse që hapur kritikoi pushtimin e Ukrainës. Në muajin mars, bordi bëri thirrje për “përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit të armatosur” dhe shprehu “dhimbje për të gjitha viktimat”./UBTNews/